Printer-friendly version

 

Shënime nga realiteti i vetes
poezi të zgjedhura


2012

Jorie Graham
Përktheu nga origjinali Gentian Çoçoli

Lek: ??,00
aleph

:: nga Shënime nga realiteti i vetes ::

blerë këtë libër: [
Albanian]

 


Jorie Graham është ndofta poetja më e vlerësuar në Amerikën e pasluftës. Sikundër shkruhet edhe në Fjalorin e biografive letrare të SHBA-së, Graham është një poete e cila “po qëndron në frontin e parë të përpjekjeve për të fuqizuar dhe ripërcaktuar poezinë amerikane dhe që shkruan poema thellësisht hulumtuese dhe mjeshtërore, të cilat burojnë prej mendimit religjioz, historik, letrar dhe artistik.”

Graham zëvendësoi nobelistin e famshëm irlandez Seamus Heaney në pozitën e Profesorit të Letërsisë Angleze dhe Amerikane në universitetin e Harvard-it, duke u   bërë kështu e para femër në historinë e lavdishme të këtij institucioni që gëzon këtë privilegj të shquar akademik.

Jorie Graham gjithashtu është ndofta pedagogia më e famshme e poezisë në Amerikë, një shembull i shkëlqyer për studentët që duan të përvetësojnë këtë art. Prej saj kanë dalë shumë poetë të talentuar që më pas kanë ndërtuar një karrierë të shkëlqyer letrare dhe ku ndihma e saj nuk ka munguar kurrë. Ndofta arsyeja e suksesit të saj kaq të madh është se kurrkush si Jorie Graham nuk e ka shpërfaqur dhe angazhuar me kaq qartësi dhe me  kaq plotësi mekanikën e sotme të narratives, të formës, të kërkimeve strategjike - dhe po ashtu askush nuk ia ka dalë me kaq sukses dhe qartësi të përfshijë në këtë art edhe ndihmën e sistemeve filozofike, etike, psikologjike dhe gjuhësore sesa kjo poete. Nëse ka një poet që mund të bashkojë sisteme diskursive diametralisht të kundërta apo në dukje të palidhshëm, atëherë ky poet është Jorie Graham.